Është publikuar kënga e re e këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.
Kënga titullohet “Home” dhe ajo e solli në bashkëpunim me Machine Gun Kelly dhe X Ambassadors, përcjell albinfo.ch.
Kënga e re është pjesë e filmit të yllit Will Smith, “Bright” që do të publikohet në dhjetor të këtij viti.
Kënga e re menjëherë ka filluar të pëlqehet, duke marrë shumë klikime në ‘YouTube’.
Rexha ka disa hite, derisa është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare.