Janë publikuar kontratat për projektin e termocentralit “Kosova e Re”.
Të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës dhe investitori “Contour Global” para Viti të Ri, kontratat janë bërë publike sot nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Sa i përket projektit, ai nuk do të financohet nga Kosova, sipas Llukës.
Jetëgjatësia e termocentralit pritet të jetë 40 vite, ndërsa Kosova merr menaxhimin e saj pas 20 vjetësh.
http://mzhe-ks.net/sq/kontratat-komerciale-te-projektit-tc-kosova-e-re#.WmHO7q6nHIW