Ka mbaruar faza parakualifikuese dhe pritet faza e shpalljes së tenderit për shitjen e Telekomit dhe Valës, kanë thënë zyrtarët e Ministrisë për Zhvillim Ekonomik.
Ata kanë theksuar se në tenderin për shitjen e 75 % të aksioneve në PTK do të marrin pjesë vetëm kompanitë e parakualifikuara.
Kompanitë e parakualifikuara janë “Hrvatski Telekom”, nga Kroacia, “Deutche Telekom”, nga Gjermania dhe “Telekom Austria”, nga Austria