Lionel Messi do të luajë ndeshjen e tij të fundit për Paris St-Germain kundër Clermont të shtunën.
Christophe Galtier e ka konfirmuar një gjë të tillë.
Messi, i cili iu bashkua me një transferim të lirë nga Barcelona në korrik 2021, ndihmoi PSG-në të fitonte dy tituj radhazi të Ligue 1.
“Kam pasur privilegjin të drejtoj lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Kjo do të jetë ndeshja e tij e fundit në “Parc des Princes” dhe shpresoj se ai do të ketë pritjet më të ngrohta”, tha Galtier.
PSG rriti sigurinë në shtëpitë e Messit, sulmuesit Neymar, mesfushorit Marco Verratti dhe Galtier muajin e kaluar pas protestave të tifozëve.