Substanca kimike është e padëmshme për njerëzit dhe mjedisin.
Ky ishte rezultat i hetimeve nga Zyra e Mbeturinave, Ujit, Energjisë dhe Ajrit (AWEL). Sqarimet e para të policisë së qytetit kanë zbuluar më tej se uraniumi ishte ndoshta në formë pluhuri në zonën Quaibrücke deri në Rathausbrücke në Limmat, përcjell albinfo.ch.
Seksioni për Krimet Mjedisore të Policisë së Ujit ka filluar hetimet. Në plan të parë janë shkelje kundër ligjit të mbrojtjes së ujit.
Për më tepër, policia e qytetit të Cyrih është duke kontrolluar se kush është përgjegjës për këtë ngjarje.