Twitter shpenzoi 33 milionë dollarë për periudhën mes prillit dhe qershorit.
Rrjeti social raportoi një rritje të numrit të përdoruesve ditorë në 237 milionë, por kjo nuk e ndaloi të humbiste 270 milionë dollarë, shumë më tepër se parashikimet.
Periudha e humbjeve përkon me kohën kur Elon Musk diskutonte blerjen e rrjetit social.
Musk tashmë është tërhequr nga oferta e tij dhe në tetor palët do të dalin në gjyq. Dëmshpërblimi për cilëndo palë që fiton, shkon në 1 miliard dollarë./Euronews