Burrat zviceranë duhet të shërbejnë ose në ushtri ose në mbrojtje civile, dhe ata që nuk bëjnë asnjërën prej tyre, duhet të paguajnë taksën e përjashtimit nga shërbimi ushtarak, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, Roger Golay, një deputet nga partia Lëvizja Qytetare e Gjenevës, dëshiron të zgjerojë këtë detyrim tatimor për të përfshirë burrat e huaj që jetojnë në Zvicër.
Edhe pse shtetasve të huaj nuk u kërkohet të shërbejnë në ushtrinë zvicerane, Golay tha se ata megjithatë duhet “të marrin pjesë në përpjekjet financiare” për të mbështetur forcat e armatosura të vendit.
Parlamenti ende nuk ka vendosur për këtë masë.