Skip to content

Pse Qeveria zvicerane vendosi ta dhurojë në total vaksinën AstraZeneca?

Qeveria zvicerane mori vendim që 5.5 milionë doza të kësaj vaksine të shpërndahen

Zvicra do të dhurojë plus 3 milionë doza të vaksinës AstraZeneca në programin ndërkombëtar Covax, i cili ndihmon në shpërndarjen e vaksinave në vendet me të ardhura të ulëta, transmeton albinfo.ch.

Qeveria urdhëroi 5.5 milionë doza të kësaj vaksine në fillim, por, pasi ajo nuk është përdorur ende, sepse agjencia e rregullimit të ilaçeve, Swissmedic, nuk e ka miratuar atë për shkak të të dhënave të pamjaftueshme, Zvicra ka vendosur që këtë vaksinë ta shpërndajë në total për vendet e varfra.

Sipas Qeverisë, arsyeja kryesore është moskonfirmim i përdorimit të kësaj vaksine dhe dyshimet e saj për efektin e plotë te popullata e vendit.

Vaksinat e vetme të administruara në Zvicër janë Moderna dhe Pfizer-BioNTech. Dy të tjerë, Curevac dhe Novavax, ende nuk janë dorëzuar ose aprovuar nga Swissmedic, shkruan mediat zvicerane. /Albinfo.ch