Kompania “Porsche” ka tërhequr mbi dy mijë automobila nga tregu i Kinës, për shkak të defektit të airbagëve.
Prodhuesi gjerman i automobilëve luksozë do të tërheqë makinat me kërkesë të Zyrës kineze të Kontrollit Shtetëror të Tregut.
Nga tregu i vendit më të populluar të botës, “Porsche” do të tërheqë modelet “Panamera” dhe “Boxter” që janë prodhuar në katër vjetët e fundit, transmeton ATSH.
Pronarët e modeleve në fjalë më 8 nëntor në serviset e autorizuara në Kinë mund të bëjnë pa pagesë riparimin e defektit të airbagëve, përcjell albinfo.ch.