Banka Kombëtare Zvicerane thotë se është e shqetësuar për rritjen e çmimeve të pronës, të cilat nuk tregojnë shenja të zbutjes.
Gjatë një interviste me gazetën SonntagsZeitung, nënkryetari i bankës qendrore Fritz Zurbrügg thotë se çmimet po vazhdojnë të rriten.
Raporti i tij tregon se çmimet janë rritur 80% në 15 vitet e fundit dhe prona është rreth 20% mbi vlerën, përcjell albinfo.ch.
Nxitësi kryesor i çmimeve të larta janë normat e ulëta të interesit.
Banka është e shqetësuar se një e treta e hipotekave të reja janë në rrezik dështimi nëse normat rriten me 3%.
Por rritjet e normave nuk janë shqetësimi kryesor për momentin. Normat e ulëta janë vendosur për të mbajtur presionin e rritjes mbi frangën.