Brazili mundi Zvicrën me një gol nga Casemiro në minutën e 83-të.
Xherdan Shaqiri nuk ishte nga fillimi, por nuk hyri as në pjesën e dytë.
Mediat zvicerane raportojnë se ai ka një lëndim në kofshë dhe për këtë arsye nuk u aktivizua, përcjell albinfo.ch.
Nuk bëhet e ditur se sa do të mungojë ylli shqiptar. Ndeshja e ardhshme do të jetë ndaj Serbisë, më 2 dhjetor.