Një grup turistësh nga Gjermania kanë preferuar që pjesë e guidës së tyre në vendin tonë të jetë edhe qyteti i Kukësit, përcjell albinfo.ch.
Shoqëruesi i tyre shqiptar tregon arsyet e futjes së Kukësit në guidën e tyre turistike dyjavore në vendin tonë.
Përveç arkitekturës së godinave dhe mënyrës së konceptimit urban që është e ngjashme me qytetet e ish-Gjermanisë Lindore, që ka provuar sistemin komunist, turistët gjermanë kanë veçuar gjatë vizitës në qytetin verior atë me të cilën krenohen të gjithë shqiptarët.
Qyteti nëntokësor i Kukësit, i planifikuar nga sistemi komunist në raste sulmesh apo konfliktesh për të mbrojtur popullsinë, tërheq shumë vizitorët e huaj dhe nevojitet që autoritet të përmirësojnë mirëmbajtjen dhe vizitueshmërinë.