Njerëzit nën 50 vjeç po preken gjithnjë e më shumë nga kanceri, edhe në Zvicër.
Solange Peters, mjeke kryesore e departamentit të onkologjisë mjekësore në CHUV thekson se “fatkeqësisht është bërë pjesë e rutinës sonë”. Ajo shton se, tani ndeshen me patologji të tilla si gjiri, zorra e trashë, pankreasi dhe. edhe kanceri i mitrës”
Këto kancere po shtohen tek ata nën 50 vjeç
Një shpjegim i qartë për këtë fenomen nuk ekziston, sipas onkologes, e cila parashtron disa rrugë.
Mënyra e jetesës së ulur, obeziteti, dieta, alkooli dhe duhani. Por edhe teprimet apo disbalancat: shumë mish i kuq, shumë sheqer, shumë hormone.
Specialistët përmendin edhe ndotjen – mikrogrimcat në ajër si dhe mikroplastikën.