Shifrat turistike nga Zyra Federale e Statistikave tregojnë se numri i vizitorëve nga Gjermania ra me një të tretën në vitin 2018 dhe nuk u rikuperua kurrë.
Shumë po pyesin pse?
Një teori është ‘fundi i sekretit bankar’.
Një ish-inspektor gjerman i taksave i tha ‘Lucerner Zeitung’ se ishte e zakonshme që shumë gjermanë të vizitonin këshilltarin e tyre financiar në Zvicër dhe të kontrollonin llogaritë e tyre të padeklaruara – dhe më pas të qëndronin për disa ditë, përcjell albinfo.ch.
Por, sipas një marrëveshjeje me OECD-në, sekreti bankar për çështjet tatimore përfundoi në vitin 2018 dhe bankat shkëmbejnë informacionin e llogarisë me vende të tjera.