Tregjet industriale gjermane shënuan rënien më të madhe në shtatë muaj në janar sipas statistikave përkatëse.
Kjo është një shenjë tjetër se ekonomia më e madhe e Evropës kishte një fillim të ‘mbytur’ të 2019.
Ministria e Ekonomisë tha se kontratat për mallrat ‘Made in Germany’ u ulën me 2.6 për qind, duke shënuar rënien e tyre më të madhe që nga qershori 2018 dhe hedhur poshtë parashikimet për një rritje 0.5 për qind, transmeton ‘Scan’.
Ministria tha se rënia e janarit ishte e lidhur me rishikimin e fortë të rritjes së dhjetorit prej 0.9 për qind nga një rënie e raportuar më parë prej 1.6 përqindje. “Rënia aktuale tregon një ngadalësim të vazhdueshëm në sektorin industrial në fillim të vitit”, tha ministria, përcjell albinfo.ch.
Ekonomia gjermane, e cila tradicionalisht është nxitur nga eksporti, ka mbështetur konsumin në rritje dhe një dokument i Ministrisë së Ekonomisë të parë nga Reuters tregonte se qeveria po pret që shpenzimet shtetërore të rriten këtë vit, duke siguruar kështu shtysë shumë të nevojshme.
Përplasjet e tregjeve dhe rreziku që Britania të largohet nga BE këtë muaj pa një marrëveshje janë rreziqe të mëdha për ekonominë gjermane, të cilat vetëm i shmangen një recesioni.
Ministri i Financave, Olaf Scholz ka thënë se është i bindur se rritja modeste është përpara.