Një nga çështjet e votuara në referendumin kantonal të Gjenevës ishte nëse do të lejoheshin dyqanet të qëndrojnë hapur deri në orën 19:00 të shtunave – një orë më shumë se aktualisht, përcjell albinfo.ch.
Më shumë se 53 për qind e tyre, megjithatë, ua vunë veshin thirrjeve të sindikatave dhe partive të majta për të refuzuar këtë propozim, në mënyrë që të mbrohen njerëzit në industrinë e shitjes me pakicë nga puna e orëve shtesë.
“Ne jemi shumë të gëzuar. Gjenevasit e kuptuan se kjo ishte për të mirën e punonjësve”, tha Davide De Filippo, president i Komunitetit të Veprimit të Unionit të Gjenevës.