Në një njoftim të fundit Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pret që ekonomia gjermane të shënojë rënie nga 0.3 për qind këtë vit, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se arsyeja për këtë është rënia e prodhimit industrial dhe rënia ekonomike në tremujorin e parë në Gjermani.
Ani pse ky parashikim pritet të ndodhë, po ashtu FMN-ja vlerëson se ekonomia globale në tërësi do të ketë rezultate më të mira dhe korrigjoi parashikimin e rritjes nga 2.8 në 3.0 për qind.
Tregjet e punës janë të forta dhe presioni i inflacionit po shënon rënie, vlerësojnë ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar.