Partia Socialdemokrate ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të saj, Dardan Molliqaj dhe pesë aktivistëve të tjerë, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Agron Kabashi dhe Gent Ibrahimi, në aksionin e së mërkurës në kundërshtim të Gjykatës Speciale.
Në reagimin e PSD-së thuhet se kërkohet urgjentisht të lirohen aktivistët e saj.
“Metodat frikësuese neve nuk na ndalin. Gjykata është raciste, e padrejtë dhe segreguese. Rezictenca vazhdon. Z. Trendafilova nuk është e mirëseardhur”, thuhet nga PSD, përcjell albinfo.ch.