Partia Socialdemokrate e ka pritur me protestë kryetaren e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, gjatë vizitës së saj në Kosovë të mërkurën, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se aktivistët e PSD-së janë mbledhur përpara vendit ku Trendafilova do të mbajë takim me shoqërinë civile.
“TrendafilOUT”, “UÇK-ja nuk mund të gjykohet”, “Historia është shkruar, propaganda ka dështuar”, janë disa nga pankartat e mbajtura nga aktivistët e PSD-së.
Është hedhur gaz lotsjellës brenda ambientit ku Trendafilova do ta mbajë takimin. Po ashtu, edhe në ambientet e jashtme.
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është arrestuar nga Policia e Kosovës në protestën kundër kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.
Përveç Molliqajt, Policia ka arrestuar edhe aktivistin e kësaj partie, Nol Nushi.
Forca të shumta policore kanë “blinduar” ambientin ku do të mbahet takimi i Trendafilovas me shoqërinë civile.