Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, që u mbajtën më 6 tetor, Partia Socialdemokrate, që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, nuk pati performancë të mire.
PSD-ja lidhi koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, të cilës i prin kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
Rrjedhimisht, dy partitë hynë me një listë të përbashkët, me Haradinajn si kandidat për kryeministër.
Koalicioni AAK-PSD, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, ka arritur të sigurojë 14 vende në Kuvendin e Kosovës.
Nga ana tjetër, PSD-ja ka arritur ta sigurojë vetëm një vend, falë kuotës gjinore. Atë do ta përfaqësojë Natyra Kuçi, e cila ka marrë 4 mijë e 264 vota, përcjell albinfo.ch.