Taksistët e Gjenevës kanë ndërprerë trafikun në urën e Mont-Blanc, si dhe rrugët e afërta të urësr. Ky aksion, i cili filloi të hënën nga ora 16:00, është ndërmarrë për të protestuar kundër kompanisë online “Uber” dhe qeverisë komunale të Gjenevës. Për dy orë ata kanë bllokuar qendrën e qytetit me flamuj bardh e zi duke kërkuar nga autoritetet komunale që të zbatojnë ligjin.
Prej 150 deri në 200 shoferë morën pjesë në këtë aksion, i cili u përqendrua kryesisht në bregun e majtë të liqenit, thekson një zëdhënës i policisë së Gjenevës. Autobusët dhe trenat janë vonuar në linjat e tyre. Sipas policisë, taksitë gjithashtu kanë bllokuar tri nga katër rrugët ballë aeroportit të Gjenevës.
Kundër ligjit të ri
Shoferët e taksive janë gjithashtu të zemëruar kundër kantonit i cili është duke përgatitur një ligj të ri për taksi.
Pierre Maudet, shef i Departamentit të Sigurisë dhe të Ekonomisë, do të nxisë konkurrencën e ndershme në shërbim të popullsisë. Projekti duhet të dorëzohet para përfundimit të verës.
Departamenti i Tregtisë i kantonit të Gjenevës ka urdhëruar “Uber ” në fund të marsit të pushojë biznesin e tij për shkak se kjo kompani shkel ligjin kantonal për taksi. Ai gjithashtu ka forcuar kontrollet. “Uber” ka reduktuar ofertën e saj për të hyrë në kuadrin ligjor. Që nga qershori, vetëm shoferët e veturave profesionale mund të lidheni me këtë aplikacion, dhe taksitë.