Disa qindra qytetarë kosovarë kanë protestuar të enjten në Prishtinë kundër privatizimit të ndërmarrjeve publike, Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTT), Korporatës Energjetike të Kosovës dhe likuidimit të Trepçës. Protestuesit e organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) kërkuan ndërprerjen e privatizimit në këtë periudhë krize.Protestuesit, kryesisht ish-punëtor të ndërmarrjeve shoqërore, me slogane në duar kërkuan që të ndërpritet privaztimi, dh se PTK, KEK dhe Trepça nuk shitën. Kryetari i Këshillit organizativ të protestës, Alush Sejdiu ka kërkuar që të rishikohet procesi i privatizimit në tërësi dhe të shihen të gjitha efektet e tij gjatë gjithë periudhës së kaluar.“Të ndërpritet çdo proces i privatizimit deri në përfundimin e vlerësimit të komisionit parlamentar për këtë çështje, të ndërpritet çdo procedurë e nisur për likuidimin e Trepçës. Ne presim që këto kërkesa të merren në konsideratë”, deklaroi Sejdiu, sipas të cilit, protestës i ka paraprirë një peticion i nënshkruar nga 60 mijë qytetarë.Ndërkaq Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi duke iu drejtuar protestuesve tha se protesa filloi të japë rezultate të menjëhershme. “Qeveria e Kosovës ka anuluar nënshkrimin e kontratës me konsorciumin fitues “Limak&Çalik” të distribucionit të Korporatës Energjetike të Kosovës”, u tha Arifi protestuesve.“Pikërisht na gëzon fakti që është ngritur vetëdija që të na kuptojnë se në këto nuk i bëjmë për veten tonë, por i bëjmë për punëtorët, për popullin që jeton në Kosovë”, thekson Arifi. Ndryshe, protestuesit u shpërndanë të qetë. Kjo, ndërkaq është protesta e parë e BSPK-së brenda këtij viti që kundërshtohet privatizimi.
Protestohet kundër privatizimit
0 Likes
0 Share
Protestuesit e organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) kërkuan ndërprerjen e privatizimit në këtë periudhë krize