Sindikatat kanë marrë vendim të ndalin trenat, rafineritë e naftës dhe prodhimin e energjisë e kanë reduktuar të martën, për shkak që po kundërshtohet plani i presidentit Emmanuel Macron për reforma në pensione.
Sipas këtij plani, mosha e pensionimit nga 62 bëhet 64, për të cilën Macron nuk heq dorë, përkundër thirrjeve të sindikalistëve, protestat përshkallëzuan.
Mes tjerash është paralajmëruar edhe mbyllja e shkollave. Rreth një milion njerëz do të protestojnë në Paris dhe qytete të tjera të Francës, raporton Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Që nga viti 2010 është hera e parë kur sindikatat dalin kundër një reforme. Franca ka moshën më të ulët të pensionimit dhe pensioni mesatar është 1400 euro.