Dhjetëra protestues të Universitetit të Prishtinës protestuan të hënën kundër emërimeve të reja në Universitetin publik të Prishtinës. Ata kishin bllokuar hyrjen për në Sallën e Kuqe të Fakultetit Filologjik, ku ishte parashikuar të mbahej ceremonia e pranim-dorëzimit to postit të rektorit, nga Mujë Krasniqi të Ibrahim Gashi, duke penguar ceremoninë solemne.Pasi që protestuesit u shpreh këmbëngulës duke penguar hyrjen e zyrtarëve në ceremoni në Fakultetin Filologjik, përfaqësuesit e UP-së vendosën që ceremoninë e pranim-dorëzimit të postit të rektorit ta zhvillojnë në Rektorat, në heshtje dhe pa patinë e mediave.Mirëpo edhe këtë ide studentët e zbuluan dhe iu drejtuan Rektoratit, duke hyrë dhunshëm brenda oborrit. Kësaj vendosmërie të studentëve, të cilët gjuajtën edhe me vezë të prishura, iu kundërpërgjigj Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, duke u përleshur me protestuesit. Disa nga ata janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje. Studentët e udhëhequr nga Parlamenti Studentor po e kundërshtojnë emërimin e Nuri Bexhetit në postin e zëevendësrektorit. Studentët konsiderojnë se Bexheti është profesor i ndikuar nga politika, ndërsa punon edhe në disa vende të tjera. Kjo protestë u organizua në ditën kur në Prishtinë nisi zyrtarisht viti i ri akademik 2012\2013.
Protestë kundër menaxhmentit të UP-së
0 Likes
0 Share
Disa studentë janë arrestuar në protestën studentore në Prishtinë që u organizua kundër emërimeve të reja në UP