Demonstratat, të cilat kanë vazhduar javë pas jave, janë kthyer në më të gjatat që janë zhvilluar në Rusi, që nga ato të viteve 2011 e 2013, kur me mijëra qytetarë dolën në shesh dhe akuzuan për vjedhje të votimeve.
Protestuesit kanë kërkuar që kandidatët e opozitës të lejohen të marrin pjesë në zgjedhje. 30 prej tyre, që kryesisht kandidojnë si të pavarur, janë hequr nga lista nga komisioni qendror i zgjedhjeve, të cilat thanë se ishin regjistruar me firma të falsifikuara.
Bashkia e Moskës dhe këshilli bashkiak mbizotërohet nga mbështetësit e Putinit. Kremlini nuk ka reaguar, duke i konsideruar protestat si të vogla e të parëndësishme, edhe pse kanë arrestuar shumë aktivistë, raportojnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch