Të martën, në orën 12, aktivistët e këtyre organizatave do të ndalojnë para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, ku dhe do të shprehin paknaqësinë e tyre ndaj vendimit për të kufizuar edhe shkëmbimin e lirë të mallrave me Bashkimin Evropian.Me moton “Ne jemi evropianë”, udhëheqësi i “Koalicionit për Demokraci”, Sejdi Demiri, ka thënë se vendimi i një jave më parë i BE-së për mosvazhdimin e marrëveshjes për tregti të lirë me Kosovën është një tregues i qartë i gjendjes së rëndë ekonomike dhe sociale, që po vazhdon t’i bëhet qytetarit.”Kjo nuk do të jetë e para dhe as e fundit që aktivistët tanë do të marshojnë paqësisht nëpër sheshin “Zahir Pajaziti” për të protestuar ndaj kësaj gjendjeje”, ka thënë Leutrim Gërmizaj nga “Koalicioni për Demokraci”.
Protesta kundër izolimit të Kosovës
0 Likes
0 Share
Në shenjë pakënaqësie ndaj getoizimit të Kosovës, nesër në Prishtinë do të protestojnë 200 organizata joqeveritare