Trafiku ajror në aeroportin më të madh të Gjermanisë në Frankfurt am Main u kufizua përkohësisht sot herët në mëngjes, përcjell albinfo.ch.
Arsyeja për këtë ishin aktivistët e klimës që bllokuan pistat.
Qindra pasagjerë zviceranë u prekën gjithashtu, shkruan srf.
Një total prej rreth 1,400 fluturimesh ishin planifikuar përmes Frankfurtit. “Deri më tani ka pasur rreth 140 anulime fluturimesh”, shpjegoi aeroporti më i madh i Gjermanisë. Vonesa në operacione priten edhe për pjesën tjetër të ditës. “U kërkohet pasagjerëve të kontrollojnë statusin e tyre të fluturimit në faqet e internetit të linjave ajrore përpara se të mbërrijnë në aeroport”.