Protestuesit e mbledhur shqiptarë shprehën revoltën e tyre ndaj vendimit të fundit të gjyqësorit maqedonas për dënimin e gjashtë shqiptarëve me burgim të përjetshëm për rastin Monstra.
Organizatorët e protestave theksuan se mbështesin fuqishëm protestat e shqiptarëve në Maqedoni që kanë si synim ngritjen e zërit të padrejtësive dhe diskriminimit të shqiptarëve në këtë vend.
Protesta para ambasadës në rrugën Kinderspitalgasse 5 ka zgjatur deri ora 15.00 dhe më pas në praninë e forcave policore austriake, protestuesit janë shpërndarë qetë.