Gjatë protestës së deputetëve të opozitës përpara Kuvendit të Shqipërisë ka pasur një mosmarrëveshje me tone të larta mes drejtuesve të gardës dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë që u zhvendosën në Parlament me lëvizjen e protestuesve përpara Bashkisë.
Ka qenë pikërisht momenti i tensionuar kur deputeti Luan Baçi pretendon se një efektiv me skafandër i nxori pistoletën, kur një drejtues i Gardës ka dalë përpara policëve dhe iu ka kërkuar të largohen me tone të larta.
Pas disa momentesh, forcat e FNSH-së u larguan dhe situata u qetësua.