Një banore e guximshme e një shtëpie arriti që duke bërtitur fort të trembte një hajdut natën e së enjtes në Möhlin AG. Policia ka arrestuar pastaj një 33-vjeçar shqiptar, të dyshuar.
Ngjarja ka ndodhur pak para orës 02:00, sipas policisë së kantonit Aargau, transmeton albinfo.ch. Gruaja kishte dëgjuar zhurmë në shtëpi dhe më pas kishte kuptuar se një burrë i veshur me të zeza donte të hapte me forcë derën e oborrit.
Pas kësaj, policia kantonale e alarmuar së bashku me rojën kufitare kanë nisur kërkimet për kapjen e hajdutit, shkruan sda.ch. Pak minuta më vonë, një patrullë e policisë civile ka parë një të dyshuar në të njëjtën zonë banimi. Me të parë policinë, ai ka ikur menjëherë.
Por policia ka arritur ta kapte atë dhe t`i vinte prangat, transmeton albinfo.ch. Autori i dyshuar ishte një 33-vjeçar, shtetas shqiptar, pa vendbanim të përhershëm në Zvicër.
Sipas policisë, bëhet fjalë për një turist të dyshuar kriminal.