Agjencia Kombëtare e Turizmit e Shqipërisë ka zhvilluar një akitivitet në qytetin e Mirditës për ta promovuar turizmit malor nëpërmjet kthimit të resurseve natyrore që ka kjo zonë.
Aty u tha se Mirdita ka potencialet për zhvillimet e turizmit malor, sidomos me atraksione që ofrojnë Pllaja e Valmur-Didhe, Bjeshkët e Kacinarit etj, përcjell albinfo.ch.
Aty u fol për mundësinë e marketingut më të madh për këtë zonë, pasi u tha se mund të sjellë rritjen e numrit të turistëve që mund të eksplorojnë shtigjet e kësaj zone malore, jo shumë të njohur për publikun e gjerë.