Libri „Bllaca,dhimbja e lirisë“ i autorit Emin Azemi do të promovohet në Cyrih.
Sipas njoftimit promovimi do të bëhet të shtunën më 4 maj duke filluar nga ora 14:00 në Restaurant TIARA, Kohlestrasse 5, CH-8952 Schlieren ZH.
Libri përmban një kronikë të gjatë të ngjarjeve që lidhen me eksodin e para 20 viteve, që filloi qysh nga marsi i 1999-tës.
Në shiritin e kujtesës së autorit kanë ngelur shumë detaje, rrëfime, imazhe, e mbi të gjitha shumë fytyra pleqsh të shqetësuar, tronditje grash e fëmijësh të trishtuar, dhe shumë të humbur e të hutuar në labirintin e ferrit të Bllacës, aty ku gjatë ditëve të ftohta të mars/prillit 1999 po vihej në skenë një prej tragjedive më makabre të njerëzimit.