Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih në bashkëpunim me Edicionin Xenia Luzern-Klinë bënë promovimin e „Der Kanun“ (Kanunit të Lekë Dukagjinit, në gjuhën gjermane).
Ju ftojmë të merrni pjesë! Promovimi bëhet me 24 Mars 2018 në ora 18 00 në Eugen-Huber Strasse 19 A, 8048 Zürich.
Për Kanunin do të flasin Konsulli i Republikës se Kosovës në Cyrih, Islam Spahiu, Botuesi i “Der Kanun” Martin Schaellebaum si dhe përkthyesi i “Der Kanun” në gjuhën gjermane Bardhec Berisha.
Berisha ka theksuar për albinfo.ch se botimi “Der Kanun” është përkthim i plotë dhe i vetmi me të drejtë të autorit, të cilën e ka dhënë Rendi Françeskan i Shkodrës, si botues në vitin 1933 i “Kanunit të Lekë Dukagjinit” të përpiluar nga Atë Shtjefën Gjeçovi.
Ju mirëpresim
Numri kontaktues: 076 741 57 35