Ngjarja ka ndodhur në Hamburg, ndërsa raperi me rrënjë nga Kosova promovonte albumin e tij të parë.
“Rreth 500 fansa ndodheshin aty për të marrë firmën e raperit të njohur shqiptar, të enjten mbrëma. Pak pas kësaj, nga një reagim paniku u tensionua situata. Për të shmangur turmën e madhe, policia përfundoi para kohe pritjen e firmës, por pikërisht këtu janë irrituar një pjesë e fansave, duke filluar të gjuajnë me sende të forta metalike policinë,” përcjell albinfo.ch.
Policia thirri në ndihmë edhe një helikopter, ndërsa nga ndërhyrja mbeti lehtë i plagosur një polic.
Raperi 25 vjeçar kishte paralajmëruar një ditë më parë fansat, se ata mund të blenin albumin e tij, por ai vetë nuk do ishte prezent pasi babain e kishte në koma. Ai ishte atje i përfaqësuar përmes kolegëve.