Nën patronatin e Ambasadorit Naim Malaj dhe të ekipit të tij, dhe me mbështetjen logjistike të UPSH-së, të martën u promovua në qendër të Gjenevës, në sallën Gandhi, libri i dr. Nusret Pllanës „Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët“.
Ceremonia u hap nga këshilltarja ministre e kësaj ambasade Znj Artana Bardhi e cila në emër të Ambasadorit Malaj dhe në emrin e saj personal i përshëndeti të pranishmit dhe tha dy fjalë lidhur me vlerat dhe rëndësinë e këtij botimi.
Ky libër është përmbledhje publicistike, me mbi 400 fotografi që na sjellin në kujtesë dhembjen dhe vuajtjen e popullit tonë nën dhunën policoro-ushtarake serbe të decenive të fundit. Ishin të pranishëm stafi i kompletuar i Ambasadës së Kosovës, Stafet e konsullatave në Bernë e Gjenevë dhe drejtuesit e tyre, Shkëlqesia e tij Z. Azis Pollozhani, Ambasador i Maqedonisë në OKB, përfaqësues të shoqatave shqiptare, dhe dhjetra bashkëkombas nga Gjeneva e rrethina.
Panelistet dhe te pranishmit folën për librin dhe rëndësine e tij, ndërsa ceremonia e promovimit te këtij libri u përmbyll me një dokumentar te shkurtër që pasqyroi luftën e fundit ne Kosovë. Një koktej rasti u dha nga Universiteti Popullor Shqiptar në Gjeneve
Libri u botua nga Arkivi Shteteror i Kosoves. Viti i botimit 2011, Prishtinë.