Prokuroria zvicerane së fundmi ka publikuar akuza të rënda dhe Gjykata mund ta dënojë deri në 16 vjet, Ardit.S për vrasjen e gruas së tij, Besimen. Ngjarja ka ndodhur para gati 3 vjetësh, transmeton albinfo.ch.
Media zvicerane shkruan se kur grindja eskaloi mes Ardit S. dhe gruas së tij, Besime, plagët e kësaj të fundit ishin aq të rënda sa nëna e tre fëmijëve vdiq pas një jave në reanimacion. Tani babai i kësaj familjes është në gjykatë. Prokuroria kërkon 16 vjet për vrasje.