Prokuroria e Prizrenit njofton se ka iniciuar rast ndaj mjekut lidhur me mos trajtimin e pacientes në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Në njoftimin për media thuhet se Prokuroria Themelore në Prizren, me vetiniciativë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore rreth grumbullimit dhe mbledhjes së informacioneve të nevojshme me qëllim të zbardhjes dhe sqarimit të kësaj çështje, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Uran Ismaili, ka njoftuar se kirurgu Rrahim Ymeri është suspenduar nga puna, për sjellje ofenduese ndaj një pacienteje që në Spitalin e Prizrenit po kërkonte ndihmë.
Në një videoincizim të publikuar dëgjohej pacientja me dhimbje të barkut duke qarë, dhe mjeku që e ofendon rëndë atë.