Prokuroria e Lartë në Beograd ka njoftuar se do të apelojë vendimin e gjykatës që e refuzoi kërkesën për paraburgim për Milan Radoiçiqin.
Ai dyshohet për disa krime në lidhje me organizimin e grupit që shkaktoi agresion në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, shkruan klankosova.
Lidhur me këtë vendimi, Prokuroria në Beograd tha për agjencinë Beta se me marrjen e vendimit të Gjykatës së Lartë do të bëjnë ankesë, përcjell albinfo.ch.
Ndaj Radoiçiqit është caktuar masa e ndalimit për t’u larguar nga Serbia pa miratimin e gjykatës dhe i është ndaluar të hyrja në Kosovë e paraqitja në stacionin e policisë në datat 1 dhe 15 të çdo muaji.
Kujtojmë se Radoiçiqi e ka marrë përsipër organizmin e agresionit në Banjskë më 24 shtator, ndërsa autoritetet e Kosovës kanë lëshuar urdhërarrest ndaj tij pas rastit “Brezovica”.