Komisioni për Administratë Publike nuk ka arritur ta miratojë dhe ta dërgojë në kryesi Projektligjin për Transmetuesin Publik të Kosovës për shkak të mungesës së kuorumit.
Mbledhja e komisionit është shtyrë për të mërkurën pasi deputetët e opozitës lëshuan mbledhjen sepse nuk pranuan që projektligji të dërgohet në kryesi pa u shqyrtuar në komision vërejtët e institucioneve përkatëse, përcjell albinfo.ch.
Deputetët e pozitës kërkuan që vërejtët në Projektligj të trajtohej mes dy leximeve në seancë plenare, me të cilën nuk u pajtua opozita.
Kryetari i komisionit, Nait Hasani, tha se Qeveria ka vlerësuar se sa i përket buxheti ky projektligj i ka plotësuar kushtet për shqyrtim në komision. Hasani nuk është pajtuar më kërkesën për kanalin e diasporës dhe se ky kanal të ketë redaksi jashtë. “Kush merr përgjegjësi për lajmet e rreme”, ka thënë ai.
Deputeti i LDK-së, Imet Rrahmani, ka thënë se RTK-ja me transmetimin aktual nuk përmbush kërkesat e diasporës.“Pakkush e ka ngrit nevojën e krijimit të një kanali të veçantë. Sa kish me kushtuar hapja e një kanali të ri. Nëse jeni për me hap një kanal të diasporës pa e bë një analizë të mirë hajde po e bëjmë”, ka thënë Rrahmani.