Skip to content

Projekti gjigant për veturat elektrike nga Franca dhe Gjermania

Mes vlerës pesë deri në gjashtë miliardë euro do të investohen në total në një projekt evropian për prodhimin e baterive të automjeteve, i emërtuar “Airbus i baterive”, njoftuan ministrat francezë dhe gjermanë të Ekonomisë, Bruno Le Maire dhe Peter Altmaier. “Vetëm për këtë projekt do të investohen 5 deri në 6 miliardë euro për […]

Mes vlerës pesë deri në gjashtë miliardë euro do të investohen në total në një projekt evropian për prodhimin e baterive të automjeteve, i emërtuar “Airbus i baterive”, njoftuan ministrat francezë dhe gjermanë të Ekonomisë, Bruno Le Maire dhe Peter Altmaier.

“Vetëm për këtë projekt do të investohen 5 deri në 6 miliardë euro për ndërtimin e linjave të para të prodhimit”, deklaroi Le Maire gjatë një konference shtypi me homologun gjerman dhe komisionerin evropian për Energjinë, Maros Sefkoviq.

“Shuma e përgjithshme do të përbëhet nga 1,2 miliardë euro nga subvencionet publike dhe rreth 4 miliardë euro nga fondet private”, shtoi ai, transmeton “ATSH”.

Sipas ministrave, ky projekt i ndërmarrë nga Franca dhe Gjermania, synon të krijojë 200 vende të reja punë në muajt e ardhshëm dhe më pas dy fabrika prodhimi në Francë dhe Gjermani me parashikimin për të krijuar 1 500 vende pune në secilin shtet, përcjell albinfo.ch.