Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nisën një projekt të ri me qëllim rritjen e kapaciteteve menaxhuese të migrimit të autoriteteve përgjegjëse, përfshirë rritjen e kapaciteteve aktuale akomoduese, përcjell albinfo.ch.
Projekti synon edhe lehtësimin e transferimit të aftësive dhe njohurive të diasporës me institucionet vendore.