Për nder të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, “Grupi Kandilat” organizoi në Dietikon (ZH) një koncert që i kënaqi tej mase të gjithë të pranishmit. Publiku përlqeu vallet popullore të përgatitura mjeshtërisht nga të rinjtë tanë që kanë talent të jashtëzakonshëm, të koordinuar mjaft mirë nga koreografi i tyre, Sherif Dakaj.
Për ta bër këtë koncert edhe më madhështor organizatorët kishin sjellë këtu këngëtarët e njohur të estradës së Kosovës, Naim Abazin dhe Mihrie Brahën, të cilët krijuan një atmosferë shmë të këndshme.
Vallet, muzika, humori, fytyrat e gëzuara dhe të buzëqeshura e karakterizuan këtë manifestim.
Të pranishmit u argëtuan nga Naim Abazi, Mihrije Braha, ish sh.k.a Dr Ali Sokoli nën udhëheqjen e Haki Kryeziut, Naim Krasniqi, Esat Gashi, Sami Ademaj, grupi Kandilat dhe grupi i valltarëve Rinia-Spreitenbach.
Sponzor medial ishte emisioni ODEON dhe NEXOS-KS.COM

