Pavarësisht kufijve të hapur, disa çifte të pamartuara, që jetojnë në vende të ndryshme, ende nuk mund ta shohin njëri-tjetrin. Kjo ndodh për shkak të trafikut të parregullt ajror, ndalimeve të hyrjes në shtetet përkatëse ose detyrimit për karantinë.
Përveç kësaj, kompania e parë ajrore (Qantas) tashmë ka vendosur të transportojë vetëm pasagjerë të vaksinuar, shkruan 20minuten.
Për shkak të situatës së ndjeshme në këtë pikë, Daniel Christen, Profesor i Shëndetit, Sigurisë dhe Mjedisit, bën thirrje që çiftet binacionale të pamartuar të vaksinohen me përparësi – domethënë, së bashku me grupin e rrezikut.
Në të kundërt, në raste ekstreme, kjo nënkupton një ndarje të partnerit ose fëmijëve të, për periudha një ose edhe dyvjeçare, përcjell albinfo.ch. Kjo periudhë e gjatë e pritjes rrezikon shëndetin mendor të të dy partnerëve. Shumë prej tyre bien në depresion ose madje kanë mendime vetëvrasëse.
Sa njerëz janë prekur aktualisht nga ndarja e partnerit nuk mund të përcaktohet, shifrat e verifikuara mungojnë, transmeton albinfo.ch. Vetë Christen flet për disa mijëra zviceranë: “Prandaj ka rëndësi të madhe dhënia përparësi këtyre njerëzve që vuajnë, sa i përket vaksinimit.
“Unë nuk e kam parë partneren time për më shumë se një vit, edhe për faktin se zyrat e vizave në ambasadat zvicerane jashtë shtetit janë të mbyllura dhe ajo nuk mund të marrë vizë. As unë nuk mund t’a vizitoj sepse vendi është ende plotësisht i ndaluar për të jashtmit. Supozoj se autoritetet më vonë do të lejojnë vetëm kthimin e njerëzve të vaksinuar në vend”.
Ndërkaq, autoritetet zvicerane nuk kanë parashikuar që të ketë përparësi për këtë kategori njerëzish, kudro që të fillojë vaksinimi,