Ngjarja e fundit në samitin e tretë të zhvilluar së fundmi në Tiranë për “Mini-Shengenin” ballkanik, ka ngjallur reagime të shumta dhe të forta, pasi një pjesë e shohin si krijim të Serbisë së Madhe, apo siç mund të quhet “Ish-Jugosllavisë”, por edhe si izolim të Kosovës, për faktin se kjo e fundit nuk ka marrë pjesë.
Një reagim i fortë vjen dhe nga profesori i njohur amerikan, Edward Joseph, i cili thotë se ai e kupton pozicionin e Vuçiqit, që do izolimin e Kosovës, por ai nuk është duke e kuptuar pozicionin e Edi Ramës.
Edvard Xhozef, profesor në Universitetin Xhon Hopkins dhe analist i zhvillimeve politike, sidomos i atyre në Ballkan, i cili është shumë aktiv, për ngjarjet që ndodhin në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Postimi i tij i plotë:
“Ne e kuptojmë pozicionin e Vuçiqit. Ai do ta izolojë Kosovën. Ajo që nuk është e kuptueshme është pozicioni i Edi Ramës. Pse po e bën ai këtë? Dhe, pse po e tolerojnë strukturat politike në Shqipëri një gjë të tillë?”, ka thënë Joseph, profesor në universitetin John Hopkins në Washington për emisionin e “New Bugajski Hour.”