Daniel Nikolla është profesionist shitjesh dhe marketingu në Britani të Madhe.
Daniel Nikolla prej nëntë vjetësh jeton në Britaninë e Madhe, ku dhe ka pasur mjaft sukses në fushën e tij, shkruan albinfo.ch.
Ai është shpallur ndër më të mirët në marketing në Birmingam të Britanisë së Madhe.
Vlen të theksohet se ai Bachelor-in e përfundoi për media kreative dhe film, ndërsa më pas u profilizua në marketing.
Aktualisht Danieli punon me kohë të plotë në një kompani si menaxher i marketingut.
Gjithashtu ai është zëvendëspresident i organizatës që përfaqëson të rinjtë të grupmoshave 18-35 në Britani, East Midlands. /Albinfo.ch