Për herë të parë që nga viti 2012, shkalla e papunësisë në Zvicër ka rënë në 2.7 për qind. Sipas Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike, vetëm 119,781 njerëz u regjistruan si të papunë në prill, përcjell albinfo.ch.
Në vijim mund të shihni se në cilat grupe profesionesh figurojnë më së paku të papunë:
10: Inxhinierët, 973 persona
9: Prodhimi dhe përpunimi i ushqimit, 874 persona
8. Juristët, 764 persona
7. Prodhuesit dhe përpunuesit e letrës dhe drurit, 732 persona
6. Industria kimike, 515 persona
5. Industria e grafikës, 464 persona
4. Prodhim dhe përpunim tekstili, 331 persona
3. Sport dhe argëtim, 282 persona
2. Prodhimi i materialeve të ndërtimit të gurëve dhe mineraleve, 102 persona
1. Përpunimi dhe prodhimi i keramikës dhe qelqit, 21 persona