Ky panair që do të mbahet nga 22 deri 24 qershor në Bernë është ngjarje dyvjeçare që u dedikohet rrobave për shëndetin, sigurinë dhe sigurimin e punëtorëve, përfshirë rrobat e punës dhe rrobat mbrojtëse.
“Ekspozimi në panair ua jep kompanive kosovare një shans për të përfituar njohuri për trendet e produkteve dhe tregut dhe për të lidhur kontakte me blerësit dhe agjentët për të ardhmen”, thotë Agron Morina, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Kosovës për Marketing të Veshmbathjeve, përcjell albinfo.ch.
Kompanitë ekspozuese janë “Arta Tex”, “Puntex”, dhe “Fashion Network”, që të gjitha specializojnë në
prodhimin e uniformave dhe rrobave të punës për sektorë të ndryshëm.
Ky aktivitet mbështetet nga EMPOWER Sektori Privat i USAID-it, Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë dhe kompanitë ekspozuese.
Shoqata Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve (SHKMV) u themelua në vitin 2015.
Qëllimi kryesor i SHKMV-së është të promovojë rrjetëzimin midis bizneseve vendore dhe ndërkombëtare në sektorin e veshmbathjeve dhe promovon industrinë kosovare të veshmbathjeve në vend dhe ndërkombëtarisht, me synimin që të rrisë eksportin, thuhet në njoftim.
Më shumë për panairin:
http://www.arbeits-sicherheit-schweiz.ch/content/index_ger.html