Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim është duke i përgatitur rekomandimet për partitë që kanë aplikuar, në mënyrë që t’i hapet rrugë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve t’i certifikojë ato.
Anëtarët e KQZ-së nga Vetëvendosje kanë paralajmëruar votim kundër certifikimit të Listës Serbe nëse nuk ofrohen dëshmi konkrete se kandidatët serbë do ta respektojnë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Ndërsa, LDK-ja nuk ka ende qëndrim para se të dalë kjo zyrë me rekomandime, shkruan RTV21, përcjell Albinfo.ch.