Në Zvicër, vetëm si pasojë e çrregullimeve të gjumit ndodhin 53.000 aksidente në punë brenda vitit dhe ky numër është një e pesta e të gjitha aksidenteve në përgjithësi. Nga këto aksidente llogaritet se janë shkaktuar rreth 280 milionë franga dëme.
Lidhur me këtë problem, kompania zvicerane e sigurimeve të dëmeve nga aksidentet «Suva» ka iniciuar një fushatë sensibilizuese.
Sipas saj, problemet me gjumin shkaktojnë përgjumjen gjatë ditës e cila sjell aksidentet si rrëzimin ose marrjen në thua apo edhe lëndimet nga makinat dhe veglat e ndryshme, shkruan srf.ch.
Po ashtu Suva konstaton se shumë aksidente ndodhin edhe gjatë kohës së lirë e që kanë të bëjnë me problemet e gjumit.
Nisur nga të gjitha këto, Suva rekoandon që në mbrëmje të hiqet dorë nga konsumimi i alkoolit, kafesë dhe nikotinit ose të kufizohet konsumimi i tyre.