Xherdan Shaqiri u lëndua gjatë ndeshjes me Anglinë, duke u zëvendësuar. Tifozët e Zvicrës duartrokitën yllin shqiptar, i cili është njëri nga lojtarët më të dalluar të Nati-t në vitet e fundit.
Ai u zëvendësua në minutën e 63-të, derisa mediat angleze raportojnë se ka probleme muskulore, përcjell albinfo.ch.
Ende nuk është caktuar shkalla e lëndimit, derisa tifozët e Liverpoolit shpresojnë se nuk do të jetë i rëndë.
Gjithsesi ende nuk është e sigurt nëse Shaqiri do të jetë pjesë e kampionëve të Evropës, pasi është aktivizuar shumë pak.
West Ham ka shfaqur interesim për shërbimet e tij, madje, duke ofruar edhe 30 milionë euro.